Ngasja e sigurt në rrugët e ngrira


Mos supozo se automjeti juaj mund të përballojë të gjitha kushtet. Edhe automjetet me tërheqje me katër rrotë dhe ato me tërheqje me rrotë të përparme mund të përballen me telashe nëpër rrugë gjatë dimrit.

 

Inspektorati i Eksplozivit

Aplikimi i udhëzimeve të mëposhtme mund të zvogëloj shanset për shkaktimin e zjarrit në shtëpinë tuaj:


Parandalimi i zjarrit i cili shkaktohet nga përgatitja e ushqimit në kuzhinë

  • Gjithmonë rrini në kuzhinë gjatë përgatitjes së ushqimit.
  • Gjërat të cilat mund të digjen lehtë siç janë pecetat për enë, qeset e letrës ose plastikës dhe perdet së paku një metër larg nga ena e gatimit apo shporeti.
  • Para gatimit, përvilni mëngët dhe përdorni dorashka për furrë. Rrobat e gjëra mund të prekin shporetin apo pllakën e nxehtë dhe të digjen.
  • Përderisa përdorni skarën për të përgatitur ushqim, gjithmonë qëndroni pranë saj. Skara mund të mbetet e nxehtë për një kohë të gjatë. Sigurohuni se fëmijët dhe kafshët qëndrojnë larg saj. 
  • Për përgatitjen e ushqimit, vendosni skarën së paku tre metra larg objekteve tjera, përfshirë shtëpinë dhe shkurret që mund të ndodhen përreth.

Parandaloni zjarret e shkaktuara nga shkrepëse dhe çakmakët:

  • Shumë fëmijë të rinj digjen rëndë ose vdesin duke luajtur me shkrepëse dhe çakmakë.
  • Mbyllni çakmakët dhe shkrepëset në një dollap.
  • Nëse ju duhet të mbani shkrepëse ose çakmakë në pallton ose çantën tuaj, vendosni ato aty ku fëmijët nuk mund t’i shohin ose prekin.


Parandaloni zjarrin e shkaktuar nga ngrohja:

  • Disa nxehëse kanë nevojë për hapësirë. Mbani ato një metër larg gjërave që mund të digjen, siç janë perdet ose grumbujt e gazetave. Gjithmonë shkyçni nxehëset kur largoheni nga dhoma ose shkoni në shtrat.
  • Angazhoni personat përkatës për inspektimin e oxhaqeve, kaminave, stufave me dru dhe qymyr dhe kaldajave një herë në vit. Pastroni ato kurdo të jetë e nevojshme.
  • Mbani gjërat të cilat mund të ndizen larg nga vendet ku ndizet zjarri dhe mbani një xham ose mbrojtëse metali para vendeve ku ndizet zjarri.


Parandaloni zjarret e shkaktuara nga pirja e duhanit::

  • Përdorni taketuke të mëdha dhe të thella dhe i vendosni ato në sipërfaqe të rrafshta siç janë tavolinat.
  • I lagni me ujë cigaret dhe bishtat e cigareve para se t’i hidhni ato në taketuke.


Parandaloni zjarret e shkaktuara nga qirinjtë:

  • Ndizni qirinj vetëm kur ka një të rritur në dhomë. Mos lejoni fëmijët të mbajnë qirinj ose temjan në dhomat e  tyre.
  • Gjithmonë përdorni mbajtëse të qëndrueshme të qirinjve të punuara nga materiale të cilat nuk ndizen, siç janë metali, qelqi, etj.
  • Fikni qirinjtë kur të rriturit largohen nga dhoma. 


Parandaloni zjarret e shkaktuara nga benzina dhe produktet tjera:

  • Benzina është shumë e rrezikshme. Brenda garazhit ose shtëpisë, avulli i benzinës mund të shpërthejë edhe nga një shkëndijë shumë e vogël.
  • Më së mirë është të mos mbahet benzinë në shtëpi. Nëse ju duhet ta mbani një sasi të saj atëherë përdorni një enë të sigurt dhe të veçantë për këtë qëllim.
  • Nëse keni mundësi, mbani atë enë në një strehë jashtë shtëpisë. Mbyllni të gjitha hapjet e saj.
  • Kurrë mos sillni ose përdorni benzinë brenda shtëpisë. Benzinën e përdorni vetëm si karburant për mjete motorike.
  • Për produktet tjera përveç benzinës: lexoni etiketën e çdo gjëje që bleni. Nëse shini fjalë si “Kujdes,” “Paralajmërim,” “Rrezik,” ose “Digjet,” duhet të jenë shumë të kujdesshëm.
  • Mbyllni kapakun në të gjitha produktet e rrezikshme dhe largojini mënjanë pas përdorimit të tyre.
  • Ruani ato mënjanë në një vend të sigurt të mbyllur.