Community Safety
Që nga fundi i viteve të 80-ta në Evropë ka pasur një përqendrim gjithnjë në rritje për çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e bashkësive dhe realizimin e implikimeve sociale dhe ekonomike të cilat ndikojnë në bashkësitë lokale.
Nën kornizën e planifikimit për bashkësi, Bashkësitë e sigurta tashmë është një prioritet strategjik i akterëve kyç të cilët kolektivisht mund të krijojnë bashkësi më të sigurta, më përfshirëse, më të shëndosha, më joshëse nga aspekti ekonomik dhe më energjetike.
Krijimi i bashkësive të sigurta në Kosovë është një qasje e strukturuar e cila do të zbatohet përmes Këshillave Komunale për Siguri të Bashkësive (KKSB), Komiteteve Lokale për Siguri Publike (KLSP) dhe Ekipeve Vepruese për Siguri të Bashkësive (EVSB). Për të sinkronizuar policimin e bazuar në bashkësi dhe punën e bërë në nivel lokal, Policia e Kosovës ka themeluar Njësinë për çështje të bashkësive. Në tetor të vitit 2009 Qeveria ka miratuar Strategjinë për parandalimin e krimit e cila në mënyrë specifike përqendrohet në angazhimin e bashkësive. Qëllimi i përgjithshëm i kësaj qasjeje është të parandaloj, zgjidh çështjet që kanë të bëjnë me krimin në nivel lokal dhe të zvogëloj frikën nga krimi.
Gjatë fazës testuese të projektit janë duke u zbatuar planet e për bashkësi të sigurta në 6 komunat e mëposhtme, ndërsa edhe komunat tjera do të ftohen për tiu bashkangjitur këtij partneriteti gjatë vitit 2010.
1. Istog - Kliko këtu për të mësuar më shumë për aktivitetet e tyre
2. Peja - Kliko këtu për të mësuar më shumë për aktivitetet e tyre
3. Podujeve - Kliko këtu për të mësuar më shumë për aktivitetet e tyre
4. Prizren - Kliko këtu për të mësuar më shumë për aktivitetet e tyre
5. Skenderaj - Kliko këtu për të mësuar më shumë për aktivitetet e tyre
6. Shterpce - Kliko këtu për të mësuar më shumë për aktivitetet e tyre

