Ngasja e sigurt në rrugët e ngrira


Mos tejkalo pastruesit e borës dhe kamionët me kripë. Ngasësit kanë pamje të kufizuar, dhe ka gjasa që rruga para tyre të jetë në gjendje më të rëndë sesa rruga prapa tyre.

 

Për Ne

Siguria e bashkësive dhe parandalimi i krimit zhvillohen dhe ofrohen nga Ministria e Punëve të Brendshme – Departamenti për Siguri Publike në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe në pajtim me misionin për të ngritur, ruajtur dhe shtuar sigurinë për të gjithë qytetarët në Kosovë dhe në bashkëpunim me ta.

Ministria e Punëve të Brendshme

Ministria punon për të ruajtur dhe shtuar sigurinë publike në tërë Kosovën. Fushëveprimi i Ministrisë përfshin: zbatimin e ligjit; parandalimin e krimit; shërbimet ndaj viktimave; zvogëlimin e rreziqeve; menaxhimin e emergjencave dhe reagimin në rast të manifestimit të tyre; sigurinë rrugore; parandalimin e zjarreve, mbrojtjen e jetës dhe pronës; lëshimin e gjobave qytetarëve; dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore.


Departamenti për Siguri Publike

Departamenti ka disa divizione: Divizionin për armë dhe municion; Divizionin për industrinë private të sigurisë, Divizionin për sigurinë e bashkësive, Divizionin për sigurinë në aeroport, Inspektoratin për eksploziv dhe Divizionin për hulumtime.

Fusha e programit për parandalimin e krimit ofron reagim gjithëpërfshirës ndaj krimit duke punuar me bashkësitë, shkollat, grupet e të rinjve, bizneset, organizatat shërbyese, policinë dhe të gjitha nivelet e qeverisjes për të ndihmuar Kosovën në krijimin dhe ruajtjen e bashkësive më të sigurta.

Fusha e programit për ofrimin e shërbimeve viktimave është qendra e përgjegjësisë për viktimat e krimit, dhunës në familje, trafikimit me qenie njerëzore dhe për fëmijët të cilët janë dëshmitarë të abuzimeve; shërbime këto të planifikuara dhe zbatuara në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.